EULEX mbështet qëndrimin e BE-së pas sulmeve të pushtetit ndaj Supremes: Pavarësia e gjyqësorit të garantohet

Prishtinë | 16 Kor 2025 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ka dalë në mbështetje të plotë të ambasadorëve të huaj në Kosovë, pasi që këta të fundit kanë bërë thirrje ndaj pushteti që të mos e sulmojë sistemin gjyqësor.

Barbano ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit është një themel thelbësor i sundimit të ligjit dhe se i tillë, ai duhet të garantohet.

‘‘E mbështes plotësisht qëndrimin e Shefave të Misioneve të BE-së. Pavarësia e gjyqësorit mbetet një themel thelbësor i sundimit të ligjit dhe duhet të garantohet’’, ka shkruar ai në postimin e tij.

Të ngjashme