Rubin për Rexhep Selimin: Është shumë e mundur që e kam takuar

Prishtinë | 16 Sht 2025 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

James Rubin tha se me shumë mundësi e ka takuar Rexhep Selimin gjatë periudhës së luftës, por që nuk i kujtohen gjithmonë emrat.

“Është shumë e mundur që po. Kam takuar shumë shumë komandantë të UÇK-së gjatë viteve, por nuk më kujtohen gjithmonë emrat sepse kjo ka ndodhur para 25 vitesh”, tha Rubin.

James Rubin tha se lidhur me periudhën e viteve 1996-1998 që po përshkruhet nga prokurori James Pace, një ambasador ishte përgjegjës për këtë periudhë.

Sipas Rubin, atëkohë personat e UÇK-së i quanin “persona që bëninin aktivitete terroriste”. Ai tha se ndoshta në këtë rast kanë shkelur dëshirën e tyre për të qenë në anën e ‘engjëjve’ derisa e kuptuan të drejtën.

Ish-ndihmëssekretari amerikan i shtetit tha se deri e kuptuan se kush ishin ata, nuk dëshironin që t’i mbështesnin.

Rubin shtoi se e kuptuan që UÇK-ja ishte në anën e engjëjve se nënshkruan marrëveshjen e paqes.

Të ngjashme