Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca gjyqësore ndaj dy ish-ministrave të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi, të cilët po përballen me akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ata dyshohen se gjatë ushtrimit të funksionit të tyre kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme që kanë sjellë dëm ndaj interesave publike.