Komandanti i Stacionit Policor Qendra, Fatmir Balaj, ka zhvilluar sot një takim me drejtorët e shkollave fillore të kësaj zone, me fokus në përmirësimin e sigurisë në shkolla.
Takimi u zhvillua në kuadër të strategjisë së policimit në bashkësi dhe synoi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve arsimore.
Policia e Kosovës theksoi përkushtimin e saj për krijimin e një ambienti të sigurt për nxënësit.