Iu gjetën 58 bimë kanabisi të mbjella në një vazo, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Prishtinë | 16 Tet 2025 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

jë person është arrestuar në Podujevë pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij iu gjetën 58 bimë kanabisi të mbjella në një vazo.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:50 në rrugën “Afrim Zhitia”, dhe u iniciua si “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimës së kanabisit”.

“Rr. Afrim Zhitija, Podujevë. 15.10.2025-16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjet dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme