Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin zviceran, flasin për sigurinë

Prishtinë | 16 Tet 2025 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.

Bëhet e ditur se diskutimet mes shefit të KFOR-it dhe diplomatit zviceran u përqendruan në situatën e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për misionin.

“Vizita nënvizoi bashkëpunimin e fortë midis KFOR-it dhe vendeve partnere në avancimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Ishte gjithashtu rasti që Gjenerali Ulutash të shprehte mirënjohjen e tij për angazhimin e Zvicrës për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Të ngjashme