Vetëm brenda një 24 orëve është raportuar për pesë raste të dhunës në familje. Vetëm në Prishtinë u raportu për tri raste ndërsa një tjetër në Pejë dhe një në Mitrovicën e Jugut. Në të gjitha këto raste, viktimë e dhunës është gruaja.
Rastet për të cilat njoftoi Policia e Kosovës në raporton 24 orësh:
“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë 15.11.202509:00. Raportohet se në tri raste të ndara dyshohet se ka pasur dhunë në familje. Lidhur me te tri rastet është njoftuar prokurori kompetent për veprime të mëtejme hetimore. Nuk është raportuar se ka pasur ndonjë arrestim në lidhje me këto
“DHUNË NË FAMILJE- Pejë 15.11.2025-15:30. Dyshohet se ankuesja f/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“DHUNË NË FAMILJE- Mitrovicë Jugu 15.11.2025-10:30. Dyshohet se bashkëshorti i ankueses f/k, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”