Sllovenët i lënë pa targa kosovarët, Ambasada u bën thirrje që të lajmërohen për asistencë

Prishtinë | 16 Nën 2025 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Kosovës në Slloveni u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të cilët mbrëmë kanë mbetur pa targa automjeteve në Lubjanë të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbetur mbrëmë pa targa të automjeteve që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë. Nënkuptohet, rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë. Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të ngjashme