Ministria e Jashtme njofton që kosovarëve u vidhen targat në Slloveni

Prishtinë | 16 Nën 2025 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Disa shtetasve të Kosovës iu kanë munguar targat në veturat e tyre në Lubjanë të Sllovenisë, aty ku mbrëmë Kosova zhvilloi lojën kundër Sllovenisë e ku përfundoi me fitoren historike.

Pas Ambasadës së Kosovës në Slloveni, për rastin ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë njoftuar

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni njofton se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Slloveni–Kosovë, ka pranuar disa thirrje telefonike nga shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët kanë raportuar mungesën e targave të veturave të tyre. Bazuar në raportimet e deritanishme, dyshohet se disa veturave u janë hequr targat. Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me disa prej shtetasve të prekur dhe u ka rekomanduar atyre që të mos i lëvizin veturat pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë një raport zyrtar. Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni po merret me rastin dhe po bashkërendon veprimet me autoritetet përkatëse.  Ne mbetemi në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë dhe me Policinë e Sllovenisë për çdo zhvillim të ri”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme