Dy persona kanë shtënë me armë zjarri në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, e gëzhojat e të cilët depërtuan brenda shtëpisë.
Policia e Kosovës njofton se në vend të ngjarjes janë sekuestruar 27 gëzhoja.
“Prishtinë / 15.12.2025 – 19:21. Është raportuar se dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e ankuesit mashkull kosovar dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë, ku disa predha kishin depërtuar brenda dhe kishin dëmtuar disa mobile shtëpiake. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.