Ahmeti i bën thirrje Komunave për ndalimin e përodrimit të mjeteve piroteknike

Prishtinë | 16 Dhj 2025 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti u ka bërë thirrje Komunave që të ndalojnë përdorimin e mjeteve piroteknike.

“Festat e fundvitit nuk guxojnë të rrezikojnë jetën. Çdo vit, mjetet piroteknike shkaktojnë lëndime, veçanërisht tek fëmijët. Komunat duhet të veprojnë me ndalesa të përkohshme gjatë periudhës së festave të fundvitit, për shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike. Siguria e qytetarëve është përgjegjësi institucionale”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme