Haradinaj në rivarrimin e dëshmorit Jeton Hoxha

Prishtinë | 16 Shk 2026 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mori pjesë në rivarrimin e dëshmorit Jeton Hoxha e ku tha se shqiptarët ndër shekuj luftuan për liri në trojet e tyre.

Haradinaj ka theksuar se do të jetë përgjithmonë krenar me heronjtë e Kosovës.

“Shqiptarët ndër shekuj luftuan për liri në trojet e tyre. Shumë vuajtje e shumë sakrifica kaluam si popull; shumë shqiptarë ndër breza u flijuan për liri e shtet, ëndërr e cila u kurorëzua nga lufta çlirimtare e UÇK-së. Sot, në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me shumë miq, bashkëluftëtarë e familjarë, mora pjesë në rivarrimin e dëshmorit Jeton Hoxha. Ai, nga sot, do të prehet pranë bashkëluftëtarëve të idealit, në Shqiponjë të Dushkajës, trevë e shumë luftëtarëve të zotë që i dhanë kahje luftës kundër armikut. Sakrifica e Jetonit dhe e shumë dëshmorëve të tjerë na obligon që të forcojmë shtetin tonë dhe të ruajmë me nder lirinë për të cilën u derdh gjak. Përgjithmonë krenar me heronjtë tanë dhe me rrugëtimin tonë drejt lirisë!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme