Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij, është liruar nga Klinika e Pediatrisë në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
Sipas saj, fëmija tashmë është marrë nga Qendra për Punë Sociale në Gjakovë.
“Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara, bazuar në të dhënat zyrtare nga Klinika e Pediatrisë, ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile. Fëmija është liruar nga Klinika e Pediatrisë gjatë ditës së djeshme. Është marrë nga QPS në Gjakovë”, tha ajo.