Njësoj si Grupi H, i niveluar është edhe Grupi G i Kupës së Botës 2026. Katër përfaqësueset e këtij grupi, Zelanda e Re, Irani, Belgjika dhe Egjipti, kanë nga një pikë.
Belgjika, që vlerësohej favorite e grupit para nisjes së turneut, do të luajë me Iranin të dielën nga ora 21:00 në Los Angeles.
Nëse nuk fiton, Belgjika rrezikon të mos e kalojë fazën grupore, njësoj siç i ndodhi në Katar para katër vjetësh. Belgjika në ndeshjen e parë barazoi 1:1 me Egjiptin, kurse Irani që ishte dy herë në disavantazh, mori një pikë ndaj Zelandës së Re në ndeshjen që u mbyll 2:2.
Irani e ka vetëm një fitore ndaj përballjeve me përfaqësueset evropiane nga dhjetë ndeshjet në Kupë të Botës. Barazoi dy herë dhe është mposhtur në shtatë raste.