Deklarata që tronditi Kosovën: Ministrja serbe drejt Speciales, kërkohet arrest ndërkombëtar

Prishtinë | 16 Kor 2026 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Avokati Gent Gjini ka bërë të ditur për Ekonomia Online, se nesër do të dorëzohet një kallëzim penal ndaj ministres serbe, Snezhana Paunoviq, ku do të kërkohet edhe lëshimi i një urdhërarresti ndërkombëtar përmes Interpolit.

Kallëzimi pritet të dorëzohet në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në orën 14:00.

Sipas Gjinit, baza e këtij kallëzimi lidhet me deklaratat e ministres, të cilat ai i cilëson si cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë juridike të Republikës së Kosovës.

Ai ka theksuar se deklarata e Paunoviqit, ku ajo shprehet se “po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1999, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”, është skandaloze dhe e rrezikshme.

Të ngjashme