Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Miradi të Epërme të Fushë Kosovës, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, raporton Ekonomia Online.
Sipas informacioneve dyshohet se në këtë rast janë përfshirë familjarë, më konkretisht axha dhe nipi i tij.
Ekipi i Ekonomia Online është duke qëndruar në vendin ku ka ndodhur rasti, ndërsa aty shihen edhe Policia e Kosovës.
Ndërsa, rastin e plagpsjes e ka konfirmuar për Ekonomia Online edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana.
