Deklarata e Paunovic, DASH: Gjuha e politikanëve duhet të ndihmojë synimin tonë për paqe në Ballkan, normalizimi Kosovë-Serbi i domosdoshëm

Washington DC
Prishtinë | 16 Kor 2026 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Departamenti Amerikan i Shtetit në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë folur rreth deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezana Paunovic, e cila ka deklaruar se “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit” do të “kishte nisur spastrimin etnik të Kosovës qysh në vitin 1998”.

Një zëdhënës i DASH ka thënë se prioritet i SHBA-së në Ballkan Perëndimor është paqja dhe se në kuadër të kësaj, normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm.Washtingtoni zyrtar në këtë përgjigje thonë se inkruajojnë udhëheqësit politik që të përdorin gjuhë që i ndihmon këtë synim.

“Prioriteti i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është paqja dhe stabiliteti. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e domosdoshme e kësaj.Ne i inkurajojmë udhëheqësit politikë të përdorin gjuhë konstruktive për të çuar përpara këtë qëllim me mirëbesim”, ka thënë një zëdhënës i DASH.

Të ngjashme