Zhegra e Agim Ramadanit kërkon lirimin e katërshes së UÇK-së

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Qytetarë nga Zhegra e heroit Agim Ramadani, kanë bërë thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në një fotografi të publikuar nga qytetarët, ata shihen të rreshtuar në rrugë, ndërsa mbi rrugën e lagjes është vendosur një pankartë me mbishkrimin: “Në emër të qytetarëve të Zhegrës shpalleni të pafajshëm!”

Në pankartë, krahas emblemës së UÇK-së, shkruhet edhe “Kosova po pret”, së bashku me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Të ngjashme