Sherifi: E vërteta nuk mbyllet me një aktgjykim

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqit në gjykimin në Hagë, reagoi pas aktgjykimit ndaj drejtuesve të UÇK-së.

“I zhgënjyer sa s’ka fjalë që mund ta përshkruaj.

Duke qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqit, kam pasur qasje në çdo provë të ofruar nga Prokuroria dhe kam dëgjuar dëshmitë e çdo dëshmitari që ka dëshmuar në këtë proces!

Prandaj, me përgjegjësi të plotë dhe me bindje të thellë, mund të them se ky aktgjykim nuk është drejtësi!

Pwrkundrazi, jam i bindur që ajo që ka bërë trupi gjykues është thjesht heqja e fjalës AKTAKUZË dhe në vend të saj kanë vendosur fjalën AKTGJYKIM.

Drejtësia nuk matet vetëm me shkruarjen e një aktgjykimi, por me atë se sa bindshëm mbështetet në prova!

E vërteta nuk mbyllet me një aktgjykim.

Beteja vazhdon!”, shkroi  Sherifi.

Të ngjashme