Aksident i rëndë, autobusi i trafikut urban futet në një shtëpi në Bograd

Beograd | 08 Maj 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Serbisë, derisa një autobus i trafikut urban është përplasur me një shtëpi në afërsi të rrugës.

Në momentin e  përplasjes, autobusi kishte qenë i mbushur me njerëz.

Siç raportojnë mediat serbe aksidenti ka ndodhur rreth orës 10 e 20 të mëngjesit, ndërkohë katër persona që kanë mbetur të lënduar rëndë janë dërguar në Spitalin e qytetit, transmeton Gazeta Express.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë policë dhe Emergjenca.

‘Ne kemi pranuar një thirrje se një autobus është futur brenda një shtëpie, dhe nuk mund t’iu themi për numrin e saktë të personave të lënduar”, kanë thënë nga Qendra Emergjente.

Autobusi i aksidentuar i përket linjës 20, dhe është nga kompania ‘Ariva’,

“Autobusi është kontrolluar mbrëmë, si çdo herë. Është një prodhim i ri. Drejtuesi i autobusit ka qenë i ri, ai asnjëherë nuk ka pasur aksidente. Sipas informacioneve që kam, katër persona janë lënduar”, ka thënë Drago Tosic.

Në afërsi të shtëpisë ku është futur autobusi, janë edhe disa dyqane të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme