Aksident në Pejë, lëndohet motoçiklisti

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 17:30 | Nga

Një person është lënduar në një aksident trafiku mes një automjeti dhe motoçiklete që ka ndodhur në qytetin e Pejës, gjatë ditës së sotme, rreth orës 16:00.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ibraj ka bërë të ditur se personi që është lënduar është ngasësi i motoçikletës, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme