Aksident tjetër fatal, një grua humb jetën në Malishevë

Foto: Ekonomia Online
Malishevë | 17 Nën 2018 | 22:08 | Nga Ekonomia Online

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Malishevë.

Një grua ka humbur jetën ndërsa motra e saj është lënduar dhe ndodhet në gjendje të rëndë, shkruan gazetametro.net

Këtë e ka konfirmuar Avdush Bajgora, shef i Repartit të Emergjencës në QKUK.

Ai ka thënë se gruaja e lënduar po trajtohet nga mjekët.

Katër persona vdiqën në aksidentin që ndodhi dje pasdite në rrugën Prishtin – Gjilan, në afërsi të Mramorit. Në këtë aksident u përfshi edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë.

Kurse një tjetër person vdiq sot, nga lëndimet që kishte marr% në aksident para disa ditës në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme