Aksidentohet motoristi në qendër të Prishtinës

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 21:46 | Nga

Ngasësi i një motoçiklete ka pësuar lëndime pasi është ndeshur me një veturë “Mercedes”, sonte në mbrëmje në qendër të Prishtinës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21, në udhëkryqin afër Katedrales Katolike.

Sikur shihet në fotografitë e Ekonomia Online, motoristi ka goditur veturën, e cila dyshohet se ka hyrë në semafor të kuq.

Ngasësi i motorit ka marrë vetëm lëndime të lehta.

Policia ka dalë në vend të ngarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme