Ambasadori ukrainas: Ukraina kurrë nuk do ta njohë Kosovën

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Ukraina gjithmonë e ka mbështetur Serbinë në aspektin e Kosovës dhe kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e saj, domethënë do ta bëjmë nëse Serbia do ta bëjë atë ndonjëherë.

Kështu ka deklaruar ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovich.

“Edhe nëse Rusia tërhiqet nga Krimeja dhe Ukraina lindore, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Ky ishte pozicioni ynë para pushtimit të Rusisë, do të jetë qëndrimi ynë deri në fund”, tha ai për portalin serb “Alo”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme