Analistët në Serbi: Konflikti i Vuçiqit me Kishën do të ashpërsohet për shkak të Kosovës

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 14:25 | Nga

Konflikti ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq jo vetëm që është i vërtetë, por ai do të ashpërsohet dhe do të shpie në konflikt përmasash më të mëdha, varësisht nga përshpejtimi dhe konkretizimi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Kështu ka vlerësuar për Radion Evropa e Lirë profesori i Fakultetit Filozofik të Novi Sadit Slobodan Saxhakov, i cili temë shqyrtimi e ka religjionin, transmeton Koha.net.

“Qëndrimet dhe pikëpamjet e Kishës e të Qeverisë, përkatësisht Vuçiqit, janë të ndryshme. KOS këtë e bëri të ditur përmes kumtesës që u prezantua më 10 maj kur vendosi të marrë qëndrim të rreptë ndaj Kosovës”, thotë Saxhakov.

Javën e kaluar kryetari i Serbisë Vuçiq kishte thënë se Kisha nuk duhet të përzihet në politikë ndërsa qëndrimin e Kishës për Kosovën e kishte quajtur joreal.

Kisha në një kumtesë kishte thënë se Kosova as nuk duhet ndarë e as nuk duhet njohur pavarësinë e saj.

herët, udhëheqësi i Kishës, patriarku Iirinej e kishte lavdëruar politikën e Vuçiqit rreth Kosovës edhe pse Kosovën e kishte quajtur Jerusalem të Serbisë.

Vuçiq, duke folur rreth kumtesës, kishe thënë se duhet gjetur kompromis dhe njëkohësisht ishte angazhuar

Të ngjashme