Arrestohen dy 21-vjeçarë për tentim grabitje

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Sot nga Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh), janë arrestuar dy persona të dyshuar për tentim grabitje të armatosur.

Aksioni është kryer rreth orës 03:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, nga NjRSh, ku janë ndalur dy persona të dyshuar, të cilët po qarkullonin me veturën e tipit VW Polo (me tabela te një automjeti tjetër). Gjatë kontrollimit të tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar:

një armë automatike AK 47

një karikator me 6 fishekë

tri palë doreza

targat e veturës (që dyshohen të jenë të vjedhura)

vetura si dhe gjësende të tjera, të cilat mund shërbejnë si dëshmi në procedurë.

Personat e arrestuar, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë:

D. T, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

B. B, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

“Pas intervistimit nga ana e hetuesve rajonal si dhe marrjes së vendimit nga ana e prokurorit janë dërguar në qendrën mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale para se rasti t’i kaloj institucioneve kompetente”, thuhet në njoftimi e PK-së.

Ndaj tyre janë iniciuar rastet: Grabitje në tentativë, vjedhje e rëndë, dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të ngjashme