Arrestohen tre persona në Mitrovicë

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 09:06 | Nga

Një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim trupor’ është raportuar rreth orës 13:00 të datës 14 maj, njofton Policia Rajonale e Mitrovicës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në kohën kur viktima Z. H., 53 vjeçar, ishte në lëvizje me veturën e tij në hyrje të qytetit të Mitrovicës, ku nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se tre të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën e rastit, ku si pasojë e lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.

Pas një pune intensive hetuesit policorë, pak orë pas incidentit, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar:

* I. A. 58 vjeçar,

* Sh. A. 26 vjeçar dhe

* K. A. 28vjeçar.

Pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Hetuesit policorë janë duke punuar në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale “lëndim trupor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme