Arrestohen tre të rinj të dyshuar për falsifikim të parave, iu kapen 4296 copë monedha metalike nga 2 €

Prishtinë | 07 Qer 2023 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, të mbështetur edhe nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për një periudhë disamujore, kanë zhvilluar hetime ndaj disa personave nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘falsifikim i parasë”.

Pas grumbullimit të dëshmive e fakteve, policia sot ka realizuar një operacion policor, gjatë të cilit ka rezultuar që në flagrancë të arrestohen tre të dyshuarit: E.H., (2003), E.H., (2000) dhe L.U., (2003). Të dyshuarit janë arrestuar dhe si provë materiale janë konfiskuar: 4296 copë monedha metalike nga 2 €, (4296X 2=8592 euro), një automjet dhe katër telefona celularë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “falsifikim i parasë’”.

Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë Themelore në Prishtinë) dhe me aktvendim nga këta të fundit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Të ngjashme