Daçiq në Moskë takohet me Lavrovin, temë edhe Kosova

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq u takua të enjten me homologun e tij rus Sergei Lavrov për bisedime në Moskë.

“Ne vlerësojmë marrëdhëniet që po zhvillohen ndërmjet Federatës Ruse dhe Serbisë”, tha Lavrov gjatë takimit.

Lavrov shprehu interesim për të dëgjuar vlerësimin e Serbisë për siç u tha situatën “serioze” në Ballkan, raporton Associated Press.

Daçiq nga ana e tij theksoi se marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve janë në një nivel shumë të lartë, “përkundër të gjitha këtyre pengesave që po përjetojmë”.

Ndërkaq, në një deklaratë për media të lëshuar nga Ministria që drejtohet nga Daçiq u tha se kryediplomati serb e njoftoi bashkëbiseduesin për situatën në Kosovë.

Poashtu u tha se “ marrëdhëniet mes dy vendeve karakterizohen nga miqësia tradicionale, afërsia kulturore, shpirtërore dhe historike mes dy popujve të bazuar në besimin dhe respektin reciprok”.

Kjo është vizita e parë e ministrit të Jashtëm serb që kur Rusia nisi operacionin e saj ushtarak në Ukrainë në vitin 2022.

Të ngjashme