Dua Lipa: E lumtur që jam në Prishtinë, ky është veç fillimi

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 22:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka thënë do të vishet kuqezi në koncertin e organizuar nga “Sunny Hill”, ku artistja nga Prishtina do të performojë më 10 gusht.

“Ky është veç fillimi i karrierës sime”, ka thënë Dua, mes tjerash në konferencën për medie në Prishtinë. Këngëtarja tha se po ndihet shumë mirë që gjendet këtu.

Ajo është pyetur se a ka ndonjë befasi për koncertin e saj në Prishtinë.

“Do të vishem kuq e zi” ka thënë Dua, mbase me shaka. Pritet të shihet nëse kjo do të ndodhë vërtet në koncert.

Dua Lipa tregoi se shumë shpejtë do të lansohet edhe kënga e saj e re.

Lipa po qëndron në Prishtinë për koncertin e datës 10,11 dhe 12 gusht, në kuadër të Sunny Hill Festival, i cili do të mbahet në Parkun e Gërmisë.

Lipa është paraqitur në konferencë, së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipa, i cili udhëheq fondacionin “Sunny Hill”, ndërsa deri në sallë ata i ka shoqëruar dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Dukagjin Lipa tha se ky festival nuk do të mund të realizohej pa miqtë, ndërsa përmendi me emër Shpend Ahmetin.

Të ngjashme