Dy aksidente sot pasdite – Tre të lënduar në Vragoli, dy në Petroc

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten pasdite në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka treguar se vetura e përfshirë në këtë aksident, ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë.

“Në ora 13:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metra. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se njësitet policore janë marrë me aksidentin.

Ndërkohë, dy persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në fshatin Petroc të Kamenicës, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Përpos dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas tretmanit mjekësorë në qendren emergjente në Gjilan janë liruar për në shtëpi”, tha Osmani.

Të ngjashme