Dy vetëvrasjet në Prizren, dy shoqe të klasës, për arsye enigmatike

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 17:23 | Nga

Prizreni është tronditur në dy javët e fundit nga dy ngjarje të rënda. Dy femra të reja janë vetëvrarë në dy javët e fundit për arsye deri më tani të panjohura.

Tragjedia e parë ndodhi në natën e 8 majit rreth orës 1-00 të natës. Një femër e moshës se re ishte hedhur nga kati i pestë i banesës për t’i dhënë fund jetës.

Tragjedia e dytë ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Një vajzë është hedhur nga kati i tetë i banesës duke mbetur pa shenja jete.

Madje, persona të afërt me të dy shoqet thonë në burime anonimiteti se vetëvrasja e sotme mund të ketë ndërlidhje me ngjarjen e parë tragjike.

Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Prizrenit të cilët kanë konfirmuar se dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme