Ekonomia Online
FUNDIT

Dyshohet se ia kërkoi 170 euro një qytetari, kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit në Gjakovë

Dyshohet se ia kërkoi 170 euro një qytetari, kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj të pandehurit me inicialet Q.I., i cili akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media, ku thuhet se ekziston dyshimi se më 21 gusht 2024, në cilësinë e zyrtarit të […]

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj të pandehurit me inicialet Q.I., i cili akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media, ku thuhet se ekziston dyshimi se më 21 gusht 2024, në cilësinë e zyrtarit të Zyrës së Gjendjes Civile në Gjakovë, në njësinë e Ponoshecit, i pandehuri ka kërkuar në mënyrë të paligjshme shumën prej 170 eurosh nga një qytetar.

Njoftimi i plotë:

“Gjakovë, 23 gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj të pandehurit me inicialet Q.I., i cili akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 gusht 2024, në cilësinë e zyrtarit të Zyrës së Gjendjes Civile në Gjakovë, në njësinë e Ponoshecit, i pandehuri ka kërkuar në mënyrë të paligjshme shumën prej 170 eurosh nga një qytetar – i dëmtuari, me qëllim që të sigurojë një përfitim pasuror të kundërligjshëm për veten e tij. Ky përfitim ishte për gjenerimin e numrit personal në sistemin elektronik të ARC-së për bashkëshorten e të dëmtuarit.

Prokuroria ka argumentuar se këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit sipas nenit 421, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Procesi gjyqësor për këtë rast është në zhvillim e sipër”.Thuhet në raport.

Të ngjashme