E dhimbshme: Zbulohet identiteti i 33-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kamenicë

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Hodonovc të Kamenicës i mori jetën një 33-vjeçari, ndërsa tre persona tjerë, përfshirë një foshnje 6-muajshe, mbetën të lënduar.

Viktima që mbeti i vdekur në vend është Albaton Emerllahu, 33-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës.

Ndryshe lidhur me rastin tragji, ka dhënë detaje për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve”, tha Osmani për Sinjalin.

Kujtojmë që ky është aksidenti i dytë me fatalitet brenda kësaj jave në Kosovë, pasi që të mërkurën humbën jetën katër persona në një aksident të rëndë në rrugën Ferizaj – Shtime, ndërsa mbetën të lënduar rëndë edhe dy persona tjerë.

Ndryshe, në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

Të ngjashme