Ferizajasi kërcënon ish të dashurën: Të la gjallë për gazep, ta vras familjen

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Në Ferizaj dyshohet se një burrë ka kërcënuar me jetë ish të dashurën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se përballë kësaj situate 37-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se me të dyshuarin ka qenë në lidhje dashurie, por ka disa kohë që është ndarë prej tij.

Sipas saj, gjatë kohës që kanë qenë në lidhje dashurie, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike si dhe mbrëmë pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, 40-vjeçari e ka kërcënuar se nëse e lajmëron Policinë do ia vrasë familjen dhe viktimën do ta lërë gjallë e për gazep.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion të Policisë, ku është intervistuar lidhur me veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Të ngjashme