FIFA ia shkëput kontratën Ramadanit me Gjilanin

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Zekirja Ramadani nuk do të jetë më trajner i klubit të futbollit Gjilanit.

Këtë e ka bërë vet të ditur Ramadani, në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se para dhjetë ditëve FIFA ia ka shkëputur kontratën me klubin e Gjilanit.

“Mirupafshim S.C. Gjilani Pas një periudhe tepër të vështirë erdhi edhe fundi. Para dhjetë ditëve FIFA shkëputi kontratën time me ekipin e Gjilanit, por unë deri sot kam pritur për ndonjë ndryshim të situatës në klub”.

Ramadani ka falënderuar të gjithë futbollistët që kanë dhënë maksimumin deri më tani.

“Pasi që nuk ka asnjë ndryshim, vendosa t’i jap fund pritjes dhe të mendoj për të ardhmen time si trajner. Falenderoj të gjithë ata që ishin afër klubit në këtë periudhë mjaft të vështirë. Posaçërisht falenderoj futbollistët, sepse ata, pavarësisht miliona problemeve, dhanë maksimumin dhe janë më meritorët që klubi i Gjilanit sot është në këtë pozitë” tha ai në njoftim.

Të ngjashme