Sot në Stacionin Policor në Pejë ka shkuar një qytetare me inicialet F. H. e cila ka dërguar një kuletë që e kishte gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë. Nga policia bëjnë të ditur se në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer qytetarit: – 280 Euro – 500 […]
Gjeti kuletën me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në policinë e Pejës

Sot në Stacionin Policor në Pejë ka shkuar një qytetare me inicialet F. H. e cila ka dërguar një kuletë që e kishte gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.
Nga policia bëjnë të ditur se në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer qytetarit:
– 280 Euro
– 500 franga zvicerane
– dokumente personale
Policia e Kosovës falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
















