Gratë me trupin si “mollë” me dhjamë rreth barkut – më të rrezikuara nga sëmundjet kardiovaskulare

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 22:46 | Nga Ekonomia Online

Më shumë dhjam në këmbë se sa në stomak, mbron gratë postmenopauzë nga sëmundjet e zemrës, thotë një studim.

Gratë me peshë të shëndetshme me rrezikun më të lartë të bllokimeve ose sëmundjeve të zemrës kishin më së shumti dhjam në stomak dhe më së paku në këmbë,  ka gjetur hulumtimi i “European Heart Journal”.

Shkencëtarët thanë se gratë  duhet të përpiqen të humbasin yndyrën e barkut dhe të bëjnë trupin më shumë në formë dardhe.

Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të gjetur se pse ekziston kjo lidhje.

Çfarë bënë hulumtuesit?

Hulumtimi ka ndjekur 2,600 gra që kishin peshë e shëndetshme – me një indeks të trupit (BMI) prej 18 deri 25 – mbi 18 vjet.

Iniciativa për Shëndetin e Grave në SHBA, bëri skanime të rregullta për të kontrolluar dendësinë e yndyrës, muskujve dhe kockave.

Studimi zbuloi se gratë me trupin në formë molle, me më shumë dhjamë rreth barkut, kishin më shumë se trefish rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare krahasuar me ato që kishin trupin në formë dardhe, me dhjamë rreth ijeve dhe kofshëve.

Të ngjashme