Hoti: Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit para datës 7 shtator

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 15:44 | Nga

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se me mbështetjen e Vetëvendosjes dhe PSD-së, para datës 7 shtator do të mbahet seance e jashtëzakonshme lidhur me mos mos ndarjen e territorit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot kemi marrë mbështetjen nga Vetëvendosje dhe nga PSD për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës.

Pazare me shtetin e Kosovës nuk mund të bëjë askush.
Në ditët në vijim do të kërkojmë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare, si dhe të shoqërisë civile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme