Kasolli: Ali Ahmeti e mbrojti jo vetëm Maqedoninë, por edhe Kosovën properëndimore dhe euroatlantike

Prishtinë | 24 Pri 2024 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të shtetit.

Këto zgjedhje njëherësh janë vlerësuar si shumë të rëndësishme për partitë politike, pasi rezultati që do të arrijnë ato do të jetë test për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahem më 8 maj, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Më herët, KSHZ, tha se në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale votuan rreth 49 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Analisti, Afrim Kasolli tha se në zgjedhjet e sotme presidenciale në Maqedoni të Veriut shqiptarët e Maqedonisë se Veriut u percaktuan qartë per BDI-në dhe se Ali Ahmeti dëshmoi se vazhdon t’i prijë misionit kombëtar të shqiptarëve në atë shtet.

“Ky rezultat eshte nje arritje historike, sepse tregon se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vendosin vete per fatin e tyre politik dhe nuk pranojne te manipulohen lehte nga “proxy politikat” e Qeverise se Kosoves. Loja e rrezikshme e kësaj te fundit pësoi debakel. Prandaj, Ali Ahmeti e mbrojti jo vetëm Maqedoninë por edhe Kosovën pro perëndimore dhe euroatlantike. Një ideal historik ky, për të cilin kishte luftuar që në rininë e tij”, ka shkruar Kasolli.

Të ngjashme