Keqpërdori pozitën dhe autoritetin si zyrtar i postës, Krimet Ekonomike arrestojnë një person

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sot pas disa veprimeve operativo/taktike dhe hetimore, përmes hetueseve kompetent policor kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për zyrtarin e postës (postierin) i cili gjatë orarit të punës, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte larguar një zarf nga zyra e postës.

Bazuar në informatat e pranuara dyshohet se në zarf kanë qenë disa fotografi të ndjeshme.

Mbi bazën e dyshimeve, Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka arritur të identifikojë të dyshuarin dhe në konsultim me Kryeprokurorin në Prishtinë, i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë, përderisa cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari mashkull/kosovar me inicialët (M.R,) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga PTH në Prishtinë, është lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.

Të ngjashme