Kim thyen heshtjen rreth nënës surrogate

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 22:11 | Nga

Thashethemet janë përhapur se Kim është duke pritur fëmijën e tretë përmes nënës surrogate me bashkëshortin e saj Kanye West.

Kim Kardashian ka thyer heshtjen rreth raportimeve mbi nënën surrogate, duke thënë se kur ata të jenë gati për të folur, do ta bëjnë këtë.

“Ka shumë detaje këtu. Sidoqoftë, ne ende nuk e kemi konfirmuar dhe kjo është e tëra. Do t’ju njoftojmë kur të jemi të gatshëm.  Ne nuk kemi konfirmuar asgjë”, ka thënë Kim për E!

Bashkëshorti i saj Kanye është parë ditë më parë, pas raportimeve se nëna surrogate është një afro-amerikane, e cila ka qenë e martuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme