Kim tregon të vërtetën për fëmijën e katërt

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 19:01 | Nga

Nëpër mediat rozë qarkulloi lajmi se Kim Kardashian po planifikon të ketë edhe një fëmijë.

E sipas Kim kjo nuk do të ndodhë së shpejti.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, e cila ka mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë, ka mohuar një gjë të tillë.

Në llogarinë e saj në Twitter, Kim ka postuar lajmin për të cilin tha që është “lajm i rremë”.

37 vjeçarja është nënë e tre fëmijëve me bashkëshortin e saj Kanye West, North katërvjeçare, Saint dyvjeçar dhe vajzën Chicago, që erdhi në jetë në fillim të javës përmes një surrogateje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme