Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim kryetarin e Asosacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Shkelzim Murtezi, me bashkëpunëtorë, me të cilin kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes dy palëve.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është ngritja e bashkëpunimit mes tyre për arritjen e objektivave në të mirën e përgjithshme, në fushën e Arsimit dhe organizimin e garave në katër nivele komunale, kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare.

Kryetari Bahtiri shprehu gatishmërinë e tij të plotë për mbështetjen e këtij projekti me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim në qytetin e Mitrovicës.

Po ashtu kryetari Bahtiri dhe kryetari i Asosacionit Murtezi, u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe në mënyrë konstruktive për të ndërmarrë çdo veprim të dyanshëm, për realizimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e fushës së Arsimit./EO

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare
Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme