Makina e ministrit të Vuçiqit goditi një fëmijë dhe e la në rrugë, rasti u hesht deri në momentin kur u publikuan pamjet

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Makina e ministrit të Vuçiqit goditi një fëmijë dhe e la në rrugë, rasti u hesht deri në momentin kur u publikuan pamjet Më 18 prill 2025, pranë Novi Pazarit ndodhi një ngjarje tronditëse, që nxori në pah mungesën alarmuese të reagimit institucional dhe përgjegjësisë shtetërore në Serbi.

Një automjet i kolonës zyrtare përcjellëse të ministrit serb Usame Zukorliq, përfaqësues i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, pjesë e koalicionit qeverisës të Aleksandar Vuçiqit duke kaluar në kundërshtim me rregullat e trafikut në një vijë të plotë, përplasi një të mitur 16-vjeçar.

Sipas videos te publikuar ne rrjete sociale, për të shmangur përplasjen me një tjetër automjet të eskortës, shoferi i makinës devijoi nga rruga dhe goditi adoleshentin.

I mituri, me inicialet S.A., pësoi lëndime të rënda fizike si thyerje të dorës dhe këmbës, si dhe dëmtime serioze në kokë. Ai mbeti i shtrirë në asfalt, pa ndihmë të menjëhershme.

Ajo që ndodhi pas aksidentit është edhe më shqetësuese. Për dy ditë me radhë nuk u dha asnjë informacion zyrtar. Autoritetet serbe e heshtën ketë rast. Policia e Novi Pazarit që duhet të garantojë ligjin, thuhet se u përfshi në mbulimin e incidentit, në vend që të niste hetimet.

Nga ana tjetër, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (SPP) reagoi me një deklaratë zyrtare, në të cilën thuhet se automjeti është përdorur në kundërshtim me rregullat dhe pa dijeninë e përgjegjësve të partisë. “SPP shpreh keqardhje të thellë për aksidentin rrugor ku u lëndua një i mitur në Novi Pazar.

Familjes së të lënduarit i shprehim ndjesë të sinqertë dhe jemi plotësisht të gatshëm të ofrojmë çdo formë ndihme dhe mbështetje. Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen, është konstatuar se automjeti i SPP-së që mori pjesë drejtpërdrejt në aksident është përdorur në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me rregullat, pa dijeninë e drejtuesve të partisë”, thuhet në deklaratën e SPP-së.

Vetëm pas publikimit të pamjeve tronditëse në rrjetet sociale ku shihet momenti kur fëmija goditet rasti doli në sipërfaqe. Videoja ndezi reagime të mëdha ne rrjete sociale, duke ngritur pyetje të mëdha mbi transparencën, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit në Serbi.

Të ngjashme