Mediet në Suedi shkruajnë për Kombëtaren e Kosovës, përmendin përjashtimin e Aro Muric

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Sot me fillim nga ora 20:45, Kosova do të përballet me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Media suedeze, Fotbollskanalen ka shkruar një artikullpër Kombëtaren e Kosovën dhe problemet e saj para duelit të sontëm.

“Kundërshtarët e Suedisë të tronditur nga skandali i dyshuar i dehjes dhe disa pengesa të rënda”, ishte titulli i artikullit, teksa është përmendur edhe rasti i përjashtimit të portierit Aro Muric, i cili raportohet se ka shkuar i dehur në seancën e fitnesit të ekipit.

Përveç kësaj, përmenden edhe mungesat e mëdha të Kosovës që pritet të ndikojnë në performancën e tyre sonte.

Amir Rrahmani, Aro Muric, Valon Berisha dhe Ibrahim Dresevic janë mungesat e konfirmuara për sfidën ndaj shtetit nordik.

Të ngjashme