Mohimi i golit nga gjyqtari, reagon Cristiano Ronaldo

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo u bë protagonisti kryesor në ndeshjen ndaj Serbisë.

Serbia ishte nikoqire e Portugalisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”.

Ronaldo pati një rast të mirë ku topi shkoi drejt rrjetës dhe u pastrua nga mbrojtësi por në fund gjyqtari vendosi të kundërtën.

Goditja e portugezit duket se kishte kaluar vijën e portës, por në fund gjyqtari vendosi kundër. Kjo gjë duket se e frustroi 36 vjeçarin, ai filloi të nervozohej dhe doli nga fusha duke mos iu besuar syve se çfarë ka ndodhur

Ronaldo madje hodhi edhe shiritin e kapitenit në fushë nga frustrimi i tij, kujtojmë që pas protestimeve Ronaldo u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari.

Më pas, Ronaldo zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram, për të reaguar ndaj padrejtësisë që iu bë.

“Të jesh kapiten i ekipit të Portugalisë është një nga krenaritë dhe privilegjet më të mëdha të jetës sime”, tha ai.

“Unë gjithmonë jap dhe do të jap gjithçka për vendin tim, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por ka periudha të vështira për t’u marrë me to, veçanërisht kur ndiejmë se një komb i tërë po dëmtohet”, tha Ronaldo. ”

“Kokën lart dhe gati për sfidën tjetër! Shkojmë, Portugali!”, përfundoi Cristiano Ronaldo.

Të ngjashme