Muriqi: Do të punoj çdo ditë që ta nderoj vendin tim

Prishtinë | 25 Dhj 2022 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi është zgjedhur futbollisti i vitit në Kosovë, çmim i ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Sulmuesi kosovar për herë të dytë e ka fituar këtë çmim, teksa nuk ka mundur të jetë prezent për ta marrë atë shkaku i obligimeve me Mallorcan.

Megjithatë sulmuesi prizrenas ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në Instagram për të treguar se është zgjedhur më i miri i vitit në Kosovë, duke falënderuar të gjithë për përkrahjen.

28-vjeçari ka thënë se është krenar me çmimin e marrë, derisa do të punoj në çdo aspekt për ta nderuar vendin e tij Kosovën.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam përzgjedhur si “Futbollisti i Vitit” për herë të dytë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Lauretët e vitit””.

“Në çdo aspekt të karrierës sime do të punoj më shumë çdo ditë për të nderuar vendin tim dhe sportistët e rinj që më kanë idhull. Faleminderit shumë,ju dua”, ka shkruar Muriqi.

Kujtojmë që Muriqi është golashënuesi më i mirë në histori të Përfaqësueses së Kosovës, derisa ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Mallorcan.

Të ngjashme