Në Kupën e Botës në Katar, Messi vendosi 12 rekorde

Prishtinë | 21 Dhj 2022 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, luajti një Kampionat Botëror fantastik në Katar, dhe përveç që më në fund fitoi këtë trofe në karrierën e tij dhe u bë kampion bote, ai vendosi edhe 12 rekorde gjatë eventit të madh ku thjesht shkëlqeu.

Messi, si lider i skuadrës që i ktheu Argjentinës titullin e kampionatit botëror pas 36 vitesh, në moshën 35-vjeçare tregoi se ka ende magji në këmbë dhe herë pas here i kujtoi publikut lojën që ka bërë në vitet e tij më të mira.

Rekordet e vendosura nga Messi në Katar:

=1. Ai u bë lojtari me më shumë paraqitje në të gjitha kampionatet botërore (26), duke kaluar Lothar Matthaus (25) dhe Miroslav Klose (24).

=2. Ai u bë lojtari me më shumë asistime në ndeshjet e KB (9), duke kaluar Diego Maraona që ka tetë dhe Pierre Littbarski që ka shtatë.

=3. Ai u bë lojtari i vetëm që shënoi gol në çdo fazë të Kupës së Botës që nga formati me 32 ekipe. Pas fazës së grupeve, ai ishte golashënues në 1/8, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

=4. Ai luajti më së shumti minuta në ndeshjet e Kupës së Botës (2314) dhe kështu kaloi Paolo Maldinin që luajti 2217 minuta.

=5. Ai është lojtari i vetëm që ka shënuar një asistim në çdo Kupë Botërore.

=6. Argjentinasi i vetëm që ka shënuar gola në të paktën katër kampionate botëror.

=7. Si kapiten ka luajtur më së shumti ndeshje në kampionatet botërore dhe shiritin e kapitenit e ka marrë në vitin 2011 dhe ka bërë 18 paraqitje.

=8. Ai u bë lojtari që mori pjesë në shënimin e më shumë golave, qoftë si golashënues apo si asistues dhe shënoi gjithsej 13 gola dhe nëntë asistime.

=9. Ai është futbollisti më i ri me paraqitje në pesë kampionate botërore.

=10. Ai është lojtari me më shumë çmime për lojtarin e ndeshjes, ka 11 çmime të tilla.

=11. Nuk ka asnjë lojtar me diferencë më të madhe mes golave ​​në Kupën e Botës, pra 16 vjeç e gjysmë.

=12. Ai është lojtari më i vjetër në ndeshjet e KP që ka shënuar gol dhe ka asistuar në të njëjtën ndeshje. Këtë e bëri kundër Kroacisë.

Të ngjashme