Ekonomia Online
FUNDIT

Një person arrestohet në Fushë Kosovë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Një person arrestohet në Fushë Kosovë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Një person është arrestuar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00, në Fushë Kosovë dhe është cilësuar si “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”. Tutje bëhet […]

Një person është arrestuar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00, në Fushë Kosovë dhe është cilësuar si “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme